Lajme

Në ujërat greke e veshur me ngjyrat e Greqisë, mediat fqinje jehonë Eva Muratit

Ky sezon turistik për Eva Muratin ka filluar qysh herët dhe pas pushimeve në bregdetin shqiptar, bukuroshja ka udhëtuar drejt Greqisë ku po shijon verën dhe vapën greke.

Ajo ka zgjedhur Antipaxosin si një nga ndalesat e saj të pushimeve këtë verë dhe ky fakt nuk kishte si i shpëtonte mediave greke. “Protothema” i ka dedikuar një shkrim prezantueses së Champion Leauge në vendin tonë, ku s’kanë nguruar së komentuari dhe dukjen e bukuroshes shqiptare në këto ditë të nxehta vere.

Ata kanë postuar fotot që Eva ka publikuar në Instagramin e saj ku duket rrëzëllitëse me bikinit me ngjyrat bardhë e blu.

“Dita më e nxehtë e vitit. Bikini në ngjyrat e flamurit grek. Këndoj këngë nga MammaMia për t’iu përshtatur humorit”, ka shkruar Eva Murati në Instagram.

Ndërkohë më tej, media greke në prezantimin e bërë për Evën shkruan: Aktore, prezantuese, kërcimtare, shkrimtare por mbi të gjitha vajza e  Champions League në Shqipëri.  E quanin “Dileta Leota e Shqipërisë” dhe ndonëse nuk është bionde si italianja, shqiptarët e duan dhe i mbështesin me fanatizëm emisionet e saj.

© Fotot e marra nga instagrami publik i Eva Muratit

View this post on Instagram

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

View this post on Instagram

A post shared by Eva Murati (@evamurati)