Si shumë nga personazhet e njohur, edhe opinionistja Neda Balluku është pyetur se kë nga banorët sheh si fitues të “Big Brother VIP 3”.
Në një pyetësor në InstaStory, një ndjekës i shkruan: “Kush e meriton ta fitoj bigun, kush do ti ta fitoj dhe kush mendon se do e fitoj”.
“Big Brother mendoj se e meriton ta fitojë Jul Deda. Do doja ta fitonte Jul Deda ose Romeo Veshaj. Mendoja se mund ta fitonte Heidi por nuk është në moment të mirë”, u shpreh Balluku.
Sa i përket lojës së Heidit, opinionistja tha: “Heidi është vajzë e mirë, e bukur dhe e zgjuar. Nuk ka agresivitet, ka edukatë dhe është me takt. Ka këtë problemin e të qeshurës kur është nervoze që duhej ta kishte punuar pak para se të hynte në ‘Big’.”
lokimagazine