Lajme

Negociatat e fshehta Rama-Berisha, gazetari e zbulon për herë të parë

Analisti Lorenc Vangjeli për herë të parë në emisionin “Noë “ në Euroneës Albania ka zbuluar negociatat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe Sali Berisha për reformën në drejtësi në vitin 2007.

Ai theksoi se pjesë e kësaj negociate ka qenë dhe Arben Imami e Fatmir Xhafaj, ndërsa nënvizoi se negociatat morën një kthesë tjetër më vonë.

“Në fakt fajtorët ishin doktori dhe mendësia e tij. Ishin atentatorët e parë ndaj një pushteti nnë Shqipëri, që ishte sistemi i drejtësisë. E shkatërruan dhe e shkelmuan, e shndërruan atë në klientë të tyre dikur. Kjo ishte qoftë në mandatin e parë dhe në mandatin e tretë. Socialistët me Edi Ramën dhe me Ilir Metën, reforma në drejtësi ka nisur si iniciativë e këtyre dy burrave. Ka pasur një negociatë të fortë, të fshehtë mes Edi Ramës dhe Berishës, në vitin 2007 pikërisht për reformën në drejtësi. Së bashkun me ta kanë qenë Arben Imami dhe Fatmir Xhafaj. Ka qenë një projekt i jashtëzakonshëm. Nëse do ishte konkluduar ai do ishte diçka ndryshe. Papritur pati një kthesë të çuditshme që u pilmua në harkun e disa javëve, me ndryshimet kushtetuese të 2008”- tha ai.