Ylli i “How I Met Your Mother”, Neil Patrick Harris, ka zbuluar se sa paguhej në javë për rolin e tij si Barney në sezonin e fundit.
Harris komentoi të ardhurat nga seriali në emisionin e Howard Stern – “The Howard Stern Show” dhe zbuloi se sa ishte paguar.
Edhe pse kjo nuk dukej si një sasi adekuate për Stern, Neil tha se ishte mjaft i kënaqur.
Domethënë, ai paguhej 220 mijë euro në javë dhe i pyetur nëse ishte i kënaqur me atë shumë, ai tha: “Po tallesh me mua, 220 mijë në javë? Normal, isha i lumtur për këtë”.
Ai shpjegoi se Josh Radnor, i cili portretizoi personazhin kryesor Ted Mosby, si dhe Jason Segel që luante Marshall Eriksen, Cobie Smulders si Robin Scherbatsky dhe Alyson Hannigan që luante Lily Aldrin në serial – fituan të gjithë 220 mijë euro në javë në sezonin e fundit.
Ai gjithashtu pranoi se u përpoq të negocionte më shumë para se kolegët e tij aktorë në sezonin e katërt dhe të pestë.
“Nuk ishte sikur po përpiqesha të merrja paratë e të tjerëve. Thjesht doja që ekipi im të luftonte për mua sa më shumë që të ishte e mundur për sezonin e ardhshëm”, tha ai.
Për kujtesë, seriali “How I Met Your Mother” u transmetua nga viti 2005 deri në vitin 2014.