Mira Murati, shefja e teknologjisë në OpenAI, ka ndarë një detaj interesant nga jeta e saj private gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024.
Ajo ka zbuluar se nëna e saj pasi mësoi se si përdoret ChatGPT-së, pyetja që i bëri ishte, “Kur do të martohet Mira?”.
Me humor, motra e Muratit, e cila i shpjegoi nënës se si funksionon inteligjenca artificiale dhe se ajo mund të pyetet për çdo gjë, edhe në shqip, i tha: “Mami, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”
Kjo intervistë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe është cilësuar si një “bisedë shumë tipike me një nënë shqiptare”.
Kujtojmë që Mira Muratit është vlerësuar nga figura të rëndësishme në industrinë e teknologjisë, përfshirë edhe Satya Nadella, CEO i Microsoft.
bal