Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Ana Ejupi u përball me një situatë të papritur kur u njoftua se duhet të largohej nga gara për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj.
Familja kishte kërkuar largimin e saj nga shtëpia e BBVK për t’u kujdesur për të ëmën.
Ana, duke marrë parasysh këtë informacion të ndjeshëm, shprehu vendosmërinë për të mos lënë garën përgjysmë. Ajo kërkoi që t’i informohej nëse gjendja e nënës së saj përkeqësohej, duke treguar se ishte e gatshme të qëndronte në garë për sa kohë që situata ishte e qëndrueshme.
Më pas, gjatë një telefonate me motrën e saj, Ana mori mbështetje të fortë për të vazhduar lojën.
Motra e inkurajoi të mos heqë dorë dhe të tregojë se çfarë vajze është, duke i dhënë një mesazh të qartë që Ana mund të qëndrojë dhe të tregojë forcën e saj.
lokimagazine