Lajme

Nëna shqiptare sjell në jetë foshnjën, ja përse spitali e quan një rast të jashtëzakonshëm

Një histori e veçantë vjen nga Sassuolo në Itali, ku një grua 34-vjeçare shqiptare ka sjellë në jetë me lindje natyrale, një foshnjë me peshë plot 5.6 kilogramë.

Fëmija, i quajtur Everest, lindi në mënyrë natyrale më 6 tetor dhe është fëmija i tretë i familjes.

Të dy prindërit janë me origjinë shqiptare dhe jetojnë në Vignola.

Spitali i Sassuolos e cilësoi lindjen të pazakontë për shkak të peshës së foshnjës. Lajmi është shoqëruar edhe me fotografi të të porsalindurit dhe personelit mjekësor.

Foshnja u quajt Everest dhe peshonte plot 5.6 kilogramë në lindje. Një madhësi e jashtëzakonshme për një të porsalindur, njoftoi spitali, i cili publikoi lajmin dhe foto të të porsalindurit me maminë dhe më pas me nënën dhe ekipin e repartit gjinekologjik.

Nëna dhe babai, me origjinë shqiptare, jetojnë në Vignola dhe e pritën me gëzim të porsalindurin. /noa.al

Të Ngjashme