Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria dhe Italia kanë finalizuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Pas firmosjes së dokumentit përfundimtar, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se kjo marrëveshje pritej prej më shumë se 15 vitesh dhe shtoi se do të ofronte më shumë siguri dhe prespektivë për shqiptarët që punojnë në Itali dhe italianët që punojnë në Shqipëri.

Është një marrëveshje shumë e rëndësishme kishte 15 vite që e prisnim këtë firmë. Afirmon të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali. Ky vendim ofron për shumë persona një siguri dhe prespektivë në të ardhmen”- tha Tajani.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, ku më fund t’u njihen kontributet e tyre për të përfituar pension. Emigrantët shqiptarë, kanë pritur shumë vite që t’ju njihet kjo e drejtë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo