Në prani të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, të premten kanë nënshkruar memorandumin për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Pasi ka përmendur ndërhyrjen emergjente, në proces, për renovimin kulmit dhe ulluqeve të brendshme, Kurti ka thënë se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
“Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të tij. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademik, profesor, tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja”, ka thënë Kurti.
