Të gjithëve na ndodh që të hamë një vakt në restorant! Mund të mos jetë një zakon i shpeshtë, por e rëndësishme është që kur ju futeni në një vend ku ndoshta ju ndjekin disa sy kureshtarë apo rrethoheni nga njerëz që i shihni për herë të parë, të paktën kujdesuni që të mos bëni figurë të keqe. Njohja e disa rregullave të mirësjelljes është diçka e dobishme, pasi kjo është një mënyrë për të treguar që ju respektoni ambientin dhe njerëzit rrotull.
Ja një listë me 8 sjellje të gabuara që nuk duhet t’i bëni nëse doni të dukeni mirë në sytë e të tjerëve.
#1 Mos u ulni në tavolinën e parë që shihni
Idealja që duhet të bëni është rezervimi i një tryeze, paraprakisht. Por, nëse bëhet fjalë për një drekë apo darkë spontane, të paktën pyesni menaxherin për vendet e lira.
#2 Mos porosisni ushqim më shumë se miku/ja juaj
Rregullat e mirësjelljes thonë që të porosisni po aq ushqime sa personi me të cilin jeni ulur në tavolinë. Është e vrazhdë që ju të vazhdoni të hani, ndërsa personi përballë jush tashmë ka mbaruar.
#3 Mos filloni të hani para shokut/es tuaj
Ju duhet të filloni të hani vetëm atëherë kur të gjithë njerëzit në tavolinë marrin pjatat e tyre. Është shumë e sikletshme të hani kur të gjithë të tjerët ju shikojnë.
#4 Mos fërkoni duart dhe fytyrën me pecetë
Pecetat në restorant vendosen në prehër që ju të mos bëheni pis. Pecetat prej letra janë enkas për fytyrën apo gishtat.
#5 Nuk jepni bakshishe
Nëse do të lini një bakshish apo jo është zgjedhja juaj, por në shumicën e vendeve është e zakonshme që ta bëni këtë. Nëse jeni të kënaqur me stafin dhe dëshironi t’i falënderoni, paguani si bakshish një shumë prej 10%-15% të vlerës së faturës.
#6 Mos hidhni pecetat e pista në pjatë
Për pastrimin e duarve dhe gojës duhet të përdoren peceta letre. Pecetat e pista duhet të palosen dhe të vendosen anash pjatës dhe jo mbi të.
#7 Mos merrni kripë, piper apo vajin nga tryezat e tjera
Nëse nuk keni piper, kripë ose gjëra të tjera në tryezën tuaj, por i shihni në një tryezë ngjitur, mos i merrni vetë. Kërkojini kamerierit t’ju ndihmojë.
#8 Mos e largoni pjatën pasi keni mbaruar së ngrëni
Pasi të keni mbaruar së ngrëni, nuk është e sjellshme që të largoni pjatën, e ca më keq të largoheni nga tavolina pa pritur që gjithë personat në tavolinë të mbarojnë.