FermaVIPShowBizzz

“Nëse dal, s’do i marr rrobat, do ble të reja te Medreseja”, Dijonisi batuta me Baby G: Po harrove gjë, t’i nis shoqja me autobus

Dijonisi dhe Gloria ishin dy fermerët që në spektaklin e të hënës u dërguan automatikisht në televotim, për shkak se lanë sfidat pa përfunduar. Dyshes së fermerëve, iu bashkuan edhe 6 fermerë të tjerë që humbën sfidën, Albano, Valeri, Çiljeta, Baby G, Xhesika dhe Mariana.

Në një bisedë me Baby G, Dijonisi mes babtutash tha se nuk do marrë asnjë rrobë me vete, por shton se do blejë të reja tek tregu i Medresesë.

Po dola sot, nuk i dua këto rroba. Do iki në Medrese të ble të reja”, tha Dijonisi.

TS Poll - Loading poll ...

E teksa Baby G i thotë se ajo ka shumë gjëra personale, ai ja kthen:

Nëse i harron, t’i bën gati shoqja dhe t’i nis me autobus, dil e merri në Zog të Zi”./vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)