Nëse jeni një njeri që nëse ndjen dhimbje ose siklet në ndonjë pjesë të trupit të tyre, zakonisht kontrollon simptomat online për të marrë një ide se çili mund të jetë shkaku, atëherë kjo ndodh për një arsye.
Ndonjëherë ky veprim ndihmon në sqarimin e dyshimeve shpejt dhe shumica e njerëzve e dinë se edhe nëse ato që lexohen në internet publikohen nga specialistët, por kjo nuk duhet të merret si një diagnozë e personalizuar mjekësore.
Në rastin e një njeriu “kiberkondriak”, ai beson se ky kërkim është i mjaftueshëm dhe kështu vazhdon gjithmonë që sa herë ka ndonjë simptomë kërkon direkt në internet që të diagnostikojnë veten.
Kiberkondria në fakt është një çrregullim i nisur nga keqpërdorimi i internetit për qëllime mjekësore.
Ankthi reflektohet si kiberkondria
Në ditët e sotme, mjekët kanë të bëjnë me pacientë të cilët pretendojnë se kanë një tumor truri vetëm për shkak se kanë dhimbje koke. Shkaku i këtij fenomeni është vetë-diagnoza që ata bëjnë pas studimit të shenjave, simptomave dhe çrregullimeve në internet. Kiberhondria është një gjendje në të cilën njerëzit bëjnë një vetëdiagnostikë të sëmundjeve, në shumë raste edhe probleme të rënda, pas kryerjes së një kërkimi online që përputhet me simptomat e tyre. Kjo rrit shqetësimin e tyre dhe e bën punën e profesionistëve dhe mjekëve më të komplikuar.
Pasojat negative të kërkimeve në internet
Kiberhondria, si çdo çrregullim tjetër psikologjik, ka pasoja që prekin ata që vuajnë prej saj. Disa nga efektet e kryerjes së kërkimeve obsesive rreth sëmundjeve përfshijnë:
Rritja e niveleve të ankthit: Pas analizimit të sëmundjeve në mënyrë të rregullt, Kiberhondria vjen me mbingarkesë informacioni dhe brengosje më shumë se sa duhet për problemet që ata ndoshta nuk i kanë.
Vetë-mjekimi dhe ndalimi i trajtimeve mjekësore që duhen: Disa kiberkondriakë fillojnë trajtimet që ata gjejnë në internet pa u konsultuar asnjëherë me një mjek. Të tjerët janë aq të bindur për vetë-diagnozën e tyre, sa ata nuk I ndjekin medikmentet që u kanë dhënë mjekët. Shëndeti i tyre fizik mund të jenë i rrezikshëm.
Zhvillimi i hipokondrias: Për shkak të ekspozimit të lartë ndaj përmbajtjes në internet rreth sëmundjeve dhe frikës intensive të vuajtjes së një ose shumë sëmundjeve, një person me kiberkondria mund të zhvillojë shumë lehtë hipokondrian.
Nosofobia: Kjo është një fobi e përhapur në mesin e studentëve të mjekësisë që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj informacionit rreth problemeve mjekësore, dhe kiberkondriakët gjithashtu mund të përjetojnë këtë simptomë.
Si të menaxhoni kibokondrian?
Qoftë me hipokondri, apo ndonjë çrregullim tjetër mendor, trajtimi i pacientit është psikologjik. Të afërmit dhe miqtë duhet të ndihmojnë pacientin të kuptojë se trupi i tij është në të vërtetë i shëndetshëm. Mbështetja familjare dhe ndjekja e seancave të psikoterapisë janë metoda mjaft efektive për të ndihmuar dikë që të përballet me kiberkondrinë. Psikofarmacologjia mund të funksionojë gjithashtu pasi lehtëson përmirësimin e pacientit drejt rimëkëmbjes në rastet më komplekse.
Mos harroni se kurrë nuk duhet të bëni ndonjë diagnozë të bazuar vetëm në atë që lexoni në internet. Asnjë faqe nuk mund të zëvendësojë vizitën e mjekut. Nëse diçka ju shqetëson, mos prisni, dhe shkoni tek mjeku tuaj. Ky është një veprim shumë më i mirë sesa të jetosh në stres të vazhdueshëm dhe frikë nga një sëmundje që as nuk ke.