Lajme

Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nesër do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ceremonia është planifikuar të nisë nga ora 15:00, ku rekrutët e rinj do të bëjnë betimin për shërbim ndaj vendit.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, si dhe oficerë dhe nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ceremonia e betimit shënon një moment të rëndësishëm për rekrutët e rinj, të cilët i bashkohen radhëve të FSK-së pas përfundimit të fazave përkatëse të përgatitjes dhe trajnimit.

FSK-ja ka për mision të kontribuojë në sigurinë e vendit, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe në mbështetjen e qytetarëve në situata emergjente.

Të Ngjashme