Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë.
Kjo vjen për shkak se, sipas ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nesër nuk pritet të ketë temperatura të larta sa për ta ndaluar qarkullimin e automjeteve.
“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
