Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë së grave dhe nevojën për mbrojtjen e tyre nga dhuna.
Familja e të ndjerës ka njoftuar për ceremoninë e varrimit, ku të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Arlindën do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit.
Arlinda Zekaj do të varroset nesër, në orën 15:00, në fshatin Radavc të Pejës.
Vrasja e saj ka shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta, veçanërisht pas raportimeve se vetëm tri ditë para tragjedisë ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej.
