Lajme

Netanyahu: Hamasi refuzoi ofertën e karburantit për spitalin Al-Shifa

Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë për mediat tha se Izraeli i ofroi karburant spitalit Al-Shifa të Gazës, mirëpo militantët e Hamasit refuzuan ta pranonin.

Ai theksoi se nuk kanë luftë me pacientët dhe civilët prandaj dhe kanë ofruar ndihmë.

 “Përkundrazi, ne faktikisht kemi ofruar, mbrëmë, t’u japim karburant të mjaftueshëm për të drejtuar spitalin, për të drejtuar inkubatorët e kështu me radhë, sepse ne nuk kemi absolutisht asnjë luftë me pacientët apo civilët”, tha Netanyahu.

Sipas kryeministrit militantët e Hamasit shfrytëzojnë spitalet për tu pozicionuar dhe duan që karburantit ta çojnë në tunelet e tyre që t’i përdorin për makinat e tyre të luftës.

Ushtria izraelite tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga Al-Shifa sot, por zyrtarët palestinezë thanë se njerëzit ishin ende të bllokuar brenda spitalit, me tre të porsalindur të vdekur dhe dhjetëra në rrezik për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.