Lajme

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn”/ Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit

Nga Spitali Memorial i Fierit, avokati Plarent Ndreca ka pohuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë për ndërhyrje urgjente, pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore nga një mjek turk.

“Kam ardhur për të marrë dokumentacionin, por nuk po mundem ta siguroj”, ka thënë Ndreca, teksa ka theksuar se kjo është një situatë skandaloze, për shkak të neglizhencës së institucioneve, e cila ka sjellë përkeqësimin e gjendjes së këmbës.

“Çdo i paraburgosur ka të drejta bazike dhe të garantuara nga Kushtetuta dhe ligji, si dhe të drejtën për t’u trajtuar nga pikëpamja mjekësore menjëherë sapo ta kërkojë”, ka theksuar avokati.

Të Ngjashme