Divorci i çiftit mbretëror Princ Leka dhe Elia Zaharias ka marrë vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare, por ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.
Revista britanike “Hello!” i ka dedikuar një artikull të zgjeruar me titull “Familja mbretërore njofton divorcin shokues pas 8 vitesh martesë”.
Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare si “People”, ”Vanity Fair”, “Daily Mail”, ‘New York Post”, “Independent”, “Fox News” po shkruajnë për këtë ngjarje.
New York Post i ka dedikur mbi 4 artikuj ndarjes dhe arsyeve që çuan çiftin mbretëror drejt divorcit, por së fundmi shkruan dhe se ndarja e tyre ishte parashikuar nga një fallxhore.
Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan. Në një intervistë të bërë për revistën “Closer”, Morgen kishte bërë parashikimet e saj ku tha se në vitin 2024 do të divorcohej një çift mbretëror.
Në ato momente askush nuk ka menduar për çiftin mbretëror shqiptatar dhe të gjithë aluduan se ky çift do të ishte Duka dhe Dukesha e Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle.
Princ Leka II dhe princesha Elia Zaharia u martuan në një ceremoni luksoze në vitin 2016.
Katër vite pas lidhjes së martesës në vitin 2016, çifti u bënë prindër ku mirëpritën vajzën e tyre, të cilën e emëruan me emrin e gjyshes së ndjerë të princit, Mbretëreshës Geraldinë.
Princi i kurorës Leka II u bë trashëgimtari i kurorës shqiptare pas vdekjes së babait të tij, mbretit Leka I, në vitin 2011.
“SKY News” ka shkruan gjithashtu për këtë divorc shokues ku në mbyllje thotë se “tani një beqar i lakmuar, me pak gjak australian, është në ‘treg’”.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo