ShowBizzz

Neymar, baba për herë të katërt!

Ylli i futbollit Neymar do të bëhet baba për herë të katërt. Lajmin e ëmbël ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Futbollisti i Al-Hilal dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi shprehën mirënjohje dhe emocione për vajzën që do të vijë në jetë.  

Neymar, baba për herë të katërt!

“Po jetojmë në një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se ai ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona dhe ka konfirmuar planet tona! Mirë se vjen, bijë. Të presim të plotësosh edhe më shumë familjen tonë. Zoti na ruajt nga çdo e keqe. Amen!”, thuhej në postimin e tij.

Neymar dhe Bruna janë ndarë dhe rilidhur disa herë. Ata tashmë duket se kanë gjetur rrugën sërish dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku.

Neymar ka edhe dy fëmijë të tjerë të cilët i ndan me dy ish-partnere.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by BRUNA BIANCARDI (@brunabiancardi)



bal