ShowBizzz

Nga 120 kg, Lizzo dobësohet aq shumë sa shokon fansat: “Kush është kjo tipja”?!

Ajo është pa dyshim një këngëtare e talentuar, por edhe një nga paraqitjet më ekscentrike në skenën e showbizit ndërkombëtar. Lizzo u shpall “Artistja e Vitit” nga Time Magazine në 2019 dhe aktualisht ka mbi 11 milionë ndjekës në Instagram dhe një vlerë neto prej mbi 40 milionë dollarë.
Artistes që deri vonë peshonte mbi 120 kilogramë. i pëlqen të vishet në mënyrë provokuese dhe të tregojë sa më shumë lëkurë. Për më tepër, ajo gjatë gjithë karrierës së saj ka inkurajuar gratë që ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe madje ka edhe një koleksion veshjesh për zonjat dhe zotërinj mbipeshë. Por pavarësisht fjalimeve motivuese për gratë mbipeshë, Lizzo vetë ka ndjekur një tjetër rrugë: Atë të dobësimit. “Të dashura vajza të shëndosha, trupi juaj tani është në modë. Jenië të mrekullueshme”, thoshte ajo, teksa vetë ka pësuar një transformim të tillë që nuk njihet më. “Kush është kjo tipja”, shkruante së fundi një ndjekës.

Nga 120 kg, Lizzo dobësohet aq shumë sa shokon fansat: “Kush

Një vit më parë, Lizzo, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, pretendon se ndryshoi krejtësisht stilin e jetës së saj dhe filloi të ushtrohej dhe të ushqehej shëndetshëm. Muajt ​​e fundit artistja ka postuar disa video në të cilat shfaqet në palestër e vendosur të humbasë kilogramët e tepërt.

Nga 120 kg, Lizzo dobësohet aq shumë sa shokon fansat: “Kush

Megjithatë, disa ndjekës mendojnë se nuk është kjo arsyeja e vërtetë e një dobësimi kaq dramatik, por ndonjë “medikament magjik” nga këto që po përdorin VIP-at për të humbur në peshë pa qenë nevoja të bëjnë sakrifica të mëdha.



bal