ShowBizzz

Nga “Altari” në Prokurori/ Drilona Boçi, “ish-missi”që iu sekuestruan pasuritë, cila është lidhja e saj me Xhensila Myrtezajn?

E durueshme, katalizator në situata të vështira dhe…studioj detajet,”-kështu e përshkruan Drilona Boçi veten si biznesmene në intervistën më të fundit të dhënë në media. Por tashmë, ajo dhe bashkëshorti i saj janë subjekt i Prokurorisë së Tiranës, pasi u janë sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës në Belgjikë. Në mesin e pasurive që janë sekuestruar janë dhe ato që i përkasin shtetasit Kristian Boçi dhe bashkëshortes së tij Drilona Boçi, të dy personazhë të njohur mediatikë në vendin tonë.

Në fakt, edhe pse të dy e kanë pëlqyer vëmendjen në media, më e pranishme ka qenë Drilona.  

Image

JETA SOCIALE

Emri i saj u bë i njohur fillimisht nga miqësia që ajo kishte me këngëtaren Xhensila Myrtezaj dhe tashmë ish-bashkëshortin e kësaj të fundit, aktorin Bes Kallaku. Të dyja vajzat ishin të pandara, madje i referoheshin njëra-tjetrës si motra. Në 2017, kur Besi dhe Xhensila lidhën kurorë, si Kristiani, ashtu edhe Drilona u kujdesën për të gjitha detajet. Drilona i organizoi festën surprizë të beqarisë Xhensilës në jaht, ndërsa Kristiani u kujdes që çdo gjë të shkonte “vaj” për mikun e tij të zemrës.

Por jo vetëm kaq, pas dasmës, kur çifti i mbylli ditët e gjata festive, ata u kanë dërguar një kuti të madhe në formë zemre mbushur me trëndafila të kuq në shtëpi.