Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me zyrtarët e drejtësisë.
Bëhet me dije se te “Piramida”, Blinken ka zhvilluar një takim të shkurtër me kreun e SPAK, Altin Dumanin, kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin, kreun e ILD Artur Metanin si dhe me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Takimi ka qenë i shkurtër dhe nuk dihet se cili ka qenë mesazhi për njerëzit e drejtësisë, por që ky takim tregon mbështetjen e SHBA për Reformën ne Drejtësi.
Pas takimit me “njerëzit e drejtësisë”. Blinken ka shkuar në kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ku e pranishme është edhe ish-ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cila tashmë mban postin si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo