Lajme

Nga LVV flasin për vizitën e Burns, zbulojnë mesazhin që përçoi – përmendet për këtë gjë opozita!

Java që lamë pas solli në rajon Drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane,William Burns, për takime me liderë politikë.

Fillimisht Burns u ndal në Sarajevë, për të vazhduar pastaj në Beograd dhe vizitën e tij e përfundoi në Prishtinë.

E vizita në Kosovë arriti të sjellë reagime të mëdha në opinonin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Fillimisht Burns u takua me presidenten Osmani, për të vazhduar më pas takimin me kryeministrin Kurti.

E takimin me këtë të fundit nuk e priten mirë opozita, pasi të njejtit paralajmëruan që nuk do të ketë një takim të tillë.

Vizita e Burnsit në Kosovë vjen në kohën kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shteti i tij është sfiduar në disa aspekte nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

E në lidhje me këtë vizitë dhe reagimet e bëra në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti Agon Batusha.

Image
Agon Batusha

Ai thotë se vizita e Burns është një sinjal për armiqtë e jashtëm të Kosovës që nuk mund të preket sovraniteti i vendit.

Është sinjal për armiqtë e jashtëm të Kosovës, që shtetësia jonë, integriteti territorial dhe stabiliteti ballkanik nuk do të lejohen të cenohen nga ta”, u shpreh ai.

Deputeti më tej për zërat e brendshëm ndjen keqardhje pasi sipas tij iu dështoj kauza për të përdorur SHBA kundër Kurtit.

“Për zërat e brendsheë më vjen keq për ta sepse nuk ju ka mbetë kauzë për sulm dhe njollosje, e ju dështoj edhe përdorimi i kartës të mikut më të madh të shqiptarëve, SHBA”, përfundoi deputeti Batusha për “Bota sot”.

Vlen të theksohet që Burns është ish-ambasador i SHBA-së në Rusi. Ai është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është edhe anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë.

Ai u emërua nga presidenti Biden në postin e drejtorit të CIA-s në janar të vitit 2021.