Blero Muharremi u largua të premten e kaluar nga Big Brother VIP Kosova 2 me vetëdëshirë.
Artisti i njohur shqiptar tha se shëndeti i tij mendor ka më shumë rëndësi se sa ky reality shou.
Megjithatë, këngëtari u shpreh i lumtur duke e konsideruar si një sfidë me veten.
Postimi i plotë i Bleros
“Përshëndetje të gjithëve. Po filloj me fjalën më të bukur që ju takon juve: Faleminderit
BB ka qenë një eksperiencë shumë interesante, një sfidë me veten.Mua mu dasht mi marrë do ditë pushim nga gjithçka dhe me i kalu me të dashurit e mi.
Jam falënderues për gjithë këtë mbështetje që ma keni ba, për çdo sms që e keni dërguar për mua dhe për të gjitha memet.Shpresoj shumë që nuk ju kam zhgënjy me daljen time, por e kam të domosdoshme.
Ju premtoj se do të jem më aktiv si me muzikë dhe po ashtu me rrjetet sociale, për ju.
Ju jeni ata që më keni mbajtur në skenë që 20 vite dhe ka ardhur koha me ju shpërbly me plot energji.I juaji, Blero”.
lokimagazine