Lajme

Nga Milot Rashica te Luana Vjollca, këto janë vilat luksoze të VIP-ave shqiptarë në Kosovë (VIDEO)

Figura të njohura të botës së televizionit, sportit , humorit janë bërë bashkë në një nga lagjet në ndërtim e sipër në Makresh të Epërm, të qytezës së Artanës. Vip-at shqiptarë kanë blerë nga një vilë në këtë zonë, duke u bërë kështu fqinjë edhe me njëri-tjetrin.

Ka qenë Labinot Tahiri i cili ka zbuluar pronarët e vilave në këtë zonë. Ai bëri me dije se dy vila në këtë lagje i përkasin futbollistit Milot Rashica, një tjetër Jasir Asanit, gjithashtu edhe Rubin Krasniqi kishte vendosur që të investonte në këtë lagje.

Duke mos lënë pa përmendur edhe këngëtarin Ledri Vula dhe Capital T të cilët janë bërë pronar të vilave aty.  Më herët ishte vetë Luana Vjollca e cila përmes disa postimeve në Instagram zbuloi se dhe ajo ka blerë një shtëpi në Makresh të Epërm dhe është bërë komshi me moderatorin Labinot Gashi.

“Këto që shihni mbrapa, këto dy vilat janë të Milot Rashicës. Nëse kthehemi këtu  në këtë anë është Luana Vjollca, Ledri Vula, Capital T është aty lart me mua. Rubin Krasniqi është në anë tjetër, Jasir Asani, futbollist i njohur i cili luan tani me kombëtaren e Shqiprisë ai është këtu. Kemi Valtonin Krasniqin. Shqiptari ka qejf ti ketë afër të thotë mirëmëngjes. E ku  ka më mirë se të thuash o Ledri a pimë një kafe, o Labinot Rexha a pimë një kafe, o Luana Vjollca ose me bashkëshortin ose të dashurin e saj që e ka tani a po pimë një kafe, është mrekulli. Ne jemi munduar të bëjmë këtu një shtresë të mirë”, tha ai.

© Video e marre nga atvlive Tiktok