ShowBizzz

Nga planet për fëmijë te filmi me Meritonin. Ja detajet e pathëna nga Ilnisa

Ilnisa Agolli ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku foli për jetën personale dhe atë profesionale.

Kur nuk fiton BBV3 dhe fiton një gjë më të rëndësishme sesa një çmim që të gjithëve na leverdis, ridimensionohesh, tha ajo në nisje të intervistës. Duke theksuar se nuk e kishte menduar kurrë se do të dashurohej në një format të atillë.

Mirëpo planet e çiftit Ilnisa-Meriton duket se kanë avancuar, pasi ajo tha se kanë plane për fëmijë.

Po bashkëjetojmë më shumë në Tiranë. Në shtëpinë time. Dukemi mirë. Po kemi plane për fëmijë. Jemi duke menduar gjëra shumë të bukura.

E pyetur për planet në aspektin profesional, Ilnsia tha se është në përfundimin e një platforme dhe gjithashtu një filmi me Meritonin. I cili, pritet të ketë mjaft skena.

Jam në përfundimin e një platforme. Bashkë me Meritonin po bëjmë filmin. Diçka që mund të na konkludojë bukur në publik dhe përqafojë si kurrë më parë. Ka mjaftueshëm skena.

Për sa i përket familjeve, ato ende nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por kjo nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e çiftit, që duken se po kalojnë mjaft mirë me njëri-tjetrin.