Krist Aliaj në fund të nëntorit inauguroi ekspozitën e tij të parë, të quajtur “OVERLORDS”, në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ai ka dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” dhe ka folur dhe ka zbuluar detaje rreth ekspozitës së tij të parë.
Në “OVERLORDS” dominon ngjyra e zezë, dhe i pyetur nga “Bordo” se çfarë ke dashur të sjellë, Kristi tha, “Ngjyra e zezë dhe e bardha janë një lloj perfeksioni. Po një lloj perfeksioni pa jetë. Është në idenë time që kam krijuar një utopi dhe një disopi në të njëjtën kohë. Ka perfeksion, është bio, duket organike, por në të njëjtën kohë edhe të ftoh. Të jep një ndjenjë shumë mekanike puna, duket dhe këtu. Është kjo loja mes të dyjave domethënë që doja ta transmetoja te njerëzit. Prandaj bardhë e zi”.
Ndërkohë Kristi ka zbuluar edhe personat që e kanë përkrahur më tepër për të realizur këtë ekspoztë, “Atëherë personi që më ka përkrahur më shumë, të them të drejtën kanë qenë shumë persona. Ka qenë kuratori, Stefani për shembull që i dha shumë drejtim konceptit tim.
Ka qenë Berti, që më ka formuar artistikisht, teknikisht më tepër edhe me konceptet e Bertit. Ka qenë e dashura ime që studion në Londër në shkollë arti, që edhe ajo ka patur shumë input në këtë gjë. Më ka ndihmuar edhe më ka motivuar. Në fund të fundit edhe Harabeli që e bën punën e vet në mënyrë të përkryer, Ajola. Ajola që e solli këtë vizion këtu, edhe Ajola më ka ndihmuar shumë edhe me konceptin, me realizimin. Kështu që thank you” , tha Kristi për “Bordo” .
bal