Moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako ka dhënë një intervistë për kanalin YouTube të revistës “Bordo”, ku ndër të tjera ka folur për sekretin që qëndron pas të qenit më se në formë dhe gjithashtu ka ndarë opinionin e saj në lidhje me ndërhyrjet estetike.
Për format trupore, Hygerta shprehet se është gjenetika që ka ndikuar tek ajo dhe për këtë gjë ndihet me shumë fat. “Përpiqem të jem e kujdesshme në ushqim dhe stërvitje duke përdorur balancën. Do të kisha shumë dëshirë të shkoja shpesh në palestër, por e kam të pamundur për shkak të impenjimeve. Mendoj se ndikon edhe gjenetika, për të cilën ndihem shumë me fat”, tha ajo.
Më tej Hygerta u pyet në lidhje me ndërhyrjet estetike, për të cilat u shpreh se është kundër tyre në momentin që personi nuk ka një defekt madhor për të përmirësuar.
“Jam pro ndërhyrjeve estetike kur bëhen për të korrigjuar një defekt madhor, që ndikon ndjeshëm në vetëbesimin e një personi. Jam kundër ndërhyrjeve që bëhen për të përmirësuar në ekstrem një defekt të vogël, që më shumë është obsesion i individit sesa defekt në vetvete. Mua më pëlqen natyraliteti dhe të qenit vetvetja dhe për këtë arsye kam zgjedhur, që edhe pse s’jam perfekte dhe kam defektet e mia të mos i korrigjoj. Kam zgjedhur të qëndroj Hygerta me më pak, apo më shumë defekte”, u shpreh Hygerta për “Bordo”.
bal