Një e treta e punonjësve në Britani të Madhe tregojnë se kanë pasur përqafime të “pakëndshme” me kolegët e tyre – madje edhe “puthje në gojë”.
Nëse mendimi për t’i përshëndetur të gjithë në zyrë ju trishton, atëherë tregoni me zë për studimet që thonë se “përqafimet dhe puthjet në punë janë të ndaluara”.
…pra keni një mundësi: përshëndetni kolegët me “hello” ose “çfarë ka të reja nga ju”.
Përshëndetja nga larg mund bëhet edhe më zakonshme – vetëm kur ta kujtoni faktin se sa herë ju ka puthur dikush dy herë në faqe, kur ju e keni pritur vetëm një.
Sipas një studimi të Total Jobs, 13% e punonjësve kanë pasur një puthje aksidentale në goje, derisa kolegët po përshëndetnin njëri-tjetrin.
Shpesh kjo është çështje është keqinterpretuar dhe është konsideruar si flirtim, duke tërhequr kështu vëmendjen ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
Padyshim që gjithmonë do të ketë ankesa sikur për përqafimet e “tepruara” poashtu edhe për ato të “mungura”.
Megjithatë nëse kjo çështje nuk rregullohet me ligj ose ndonjë rregullore të institucionit, atëherë ju vendosni kufijtë tuaj në relacionet me kolegët.
Respektoni të drejtën e secilit për kufijtë e trupit!