ShowBizzz

Ngeli shtatzënë brenda Big Brother apo jashtë? Sara Gjordeni shuan dyshimet

Sara Gjordeni dhe Bardhi habitën të gjithë kur pak ditë më parë dhanë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër.

Ata janë një nga çiftet që dashurinë e tyre e nisën në Big Brother por që e forcuan akoma më shumë jashtë shtëpisë.

Lajmin e bukur ata e dhanë në TV, ku Bardhi i propozoi Sarës për martesë. E së fundmi Sara i është përgjigjur disa pyetjeve, ku dhe ka treguar se është 7 javëshe shtatzanë.