Lajme

Ngjarje e rëndë/ Humb jetën në spital 49-vjeçarja, dyshimet e para

Një 49-vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet D. P., e cila ishte transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave.

NEWS  LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën per lirim…Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast.

Të Ngjashme