Lajme

Ngritët për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë në krahasim me një ditë më parë

Çmimi për një litër naftë sot  do të shitet për tre centë më shtrenjtë se të premten.

Sipas çmimeve që ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë një litër naftë të shtunën do të shitet 1.77 euro.

Ndërsa një litër benzinë sot do të shitet 1.51 euro, aq sa ishte edhe të premten.

Ndryshime nuk ka as sa i përket çmimit të gasit, vazhdon të jetë 060 euro litri./teve1.info/

Të Ngjashme