Lajme

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë pas karrigeve të djegura nga protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për dialog me studentët, por me një ndryshim.

Në një postim në Facebook ai ka ndarë pamjet e një tavoline prej guri para godinës së Kryeministrisë, ndërsa mbi të janë vendosur letrat që bëjnë thirrje për dialog.

Ndryshimi vjen pasi studentët i kanë djegur karrigët e dialogut që janë vendosur ditët e tjera dhe kanë gurët e vendosur ditët e tjera para godinës së Kryeministrisë, duke shprehur refuzimin për të marrë pjesë në dialog me kryesocialistin.

Të Ngjashme