Këngëtarja e njohur Nicki Minaj, ka ndarë me fansat e saj një foto nga e kaluara e saj. Në llogarinë e saj në Instagram, reperja ka hedhur një vështrim prapa dhe ka “zbuluar” një foto të realizuar 17 vite më parë.
Në të, Nicki Minaj duket shumë më ndryshe nga çka është tani teksa pozon për kamerën.
Në mbishkrimin që shoqëron foton e saj, reperja fillimisht ka njoftuar ndjekësit se kur është bërë fotografia. “17 vite më parë”, shkruan ajo.
Ndër të tjera ajo shton: “Unë i kam bërë vetë flokët dhe grimin tim. Kisha veshur dy palë reçipeta me mbushje që gjo*si të më dukej më i madh”.