Lajme

Nicole Scherzinger i thotë “PO” propozimit romantik të partnerit të saj (FOTO)

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans u fejuan të martën, pas tre vitesh lidhje.

Këngëtarja e Pussycat Dolls, 44 vjeç dhe Evans 38 vjeç, publikuan në Instagram foto nga propozimi romantik gjatë një udhëtimi në Vila Nova de Gaia, Portugali.

“Unë thashë po”, ka shkruar Nicole, duke e shoqëruar me një emoji unaze.

Ylli i muzikës Pop u takua për herë të parë me ish-lojtarin e ligës së ragbit të Glasgow Warriors, Thom, kur ajo ishte pjesë e jurisë në një edicion të famshëm të “X Factor” në 2019.

Vitin e kaluar, disa burime pranë tyre treguan se çifti do të martohen patjetër, pasi Thom e dinte se Nicole ishte ‘e duhura’ që kur u takuan.