Lajme

“Niko Peleshi, në syrin e ciklonit”, Lita: S’do ta kalojë lehtë rastin e Zall Herrit

Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth skandalit në repartin ushtarak të Zall Herrit ku u gjet një parcelë me 125 rrënjë kanbis.

Lita tha se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk mund ta kalojë këtë skandal me një deklaratë të thjesht shtypi, sidomos në kohën kur ai akuzohet edhe për çështje të tjera.

“ Reparti i Zall Herrit është elitë. Stërviten Forcat Speciale, Komandot, selia e Forcë Tokësore. Nuk është thyer as në 1997. Kanë edhe AISM, shërbimin informativ të ushtrisë, polici ushtarake, zbulues…
Nga ana politike, Ministri i Mbrojtjes nuk mund ta kaloj kaq lehtë, se nëse në rastin e ruajtjes së repartit të Gramshit doi disa herë në media, për të marrë meritat, këtë rast nuk mund ta kalojë me një deklaratë të thatë shtypi.

Sidomos kur ai është në syrin e Ciklonit për akuza të tjera që lidhen me inceneratorët, me bursat e studimit në ushtri. Këto janë probleme të tjera që janë ngritur ndaj zotit Peleshi. Ministria është një ministri të cilës nuk i kanë munguar problemet dhe akuzat ndaj saj”,-tha gazetari Lavdrim Lita.