Ylli i këngës shqipe Nikollë Nikprelaj prej shumë vitesh shkëlqen në botën e muzikës dhe ka një krijimtari të pasur.
Këngëtari, që është një nga më të angazhuarit, e paska fshehur prej vitesh një tjetër talent, shkruan “Kosovarja”.
Nikollë Nikprelaj, zëri që jehon nga Malësia e dëgjohet deri përtej oqeanit, në Amerikën e largët ku Diaspora atje e pret me padurim, sapo ka shfaqur hapur afinitetin e tij në pikturë.
Në praninë e dashamirë të artit, kulturës, personazheve nga jeta publike, familjes e miqve, Nikollë Nikprelaj ka hapur ekspozitën e parë personale në Tuz.
Puna artistike e Nikëprelajt ka marrë kritika pozitive nga të pranishmit.
ks