ShowBizzz

Nis BBVK 24 orë përpara lajmërimit: Hyjnë në shtëpi banorët e parë— mes tyre Antoneta Koçi dhe…

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” ka nisur në një mënyrë të papritur. Ndonëse premiera zyrtare ishte paralajmëruar për nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, produksioni ka vendosur të hapë dyert e shtëpisë një ditë më herët.

Mbrëmjen e sotme, më 29 tetor, tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpi, duke nisur eksperiencën e tyre 24 orë përpara spektaklit të parë zyrtar.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQO4gAEFczT8kLIu_0KMgGtxFZ5QGWXlxXbp6LAonqGz3PU1E9gHYPFzqcrRmiVKRrlSOHKdsjF_QlK1Y4jG60d4pmenZmbwuIwQA58.mp4
Mes personazheve që janë bërë pjesë e këtij edicioni është Antoneta Koçi, e njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother VIP Albania 2”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQP6AyIp2fJHUQo7giyakHslTdfXiKEJDPM4awzw80D4ygHaOqIwrriIT2ZWtxxjXJ8aSseqbhJ7SaG3GskDLhyiAbHjgEAIk3wGRbQ.mp4
Një tjetër emër është reperi Nichi, i cili i është bashkuar formatit në Kosovë, duke u bërë një nga konkurrentët e parë të sezonit të ri.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/10/SaveClip.App_AQMh9LdPtMplrYQzMPxvgWZqYGzrlPl2113TaxYWHAoQQmSwRcrRB_lgbJ-q7NPcTZ5NeMMpm40zntBUT_Z2tN2SO8i9gEeGqMiswTk.mp4
Vendimi i produksionit u bë i ditur vetëm pak minuta përpara hyrjes së banorëve, përmes një njoftimi në Instagram.

“ALARM! Vëllai i Madh merr një vendim të papritur!”, shkruhej fillimisht në faqen zyrtare të spektaklit.

Më pas, produksioni publikoi një tjetër njoftim me mbishkrimin “Hapni kanalet! Futen në shtëpi banorët e parë”, duke konfirmuar se loja do të niste që mbrëmjen e sotme.

Ndryshe nga premiera tradicionale, hyrja e tre konkurrentëve është transmetuar drejtpërdrejt nga shtëpia, pa një spektakël në studio.

Të Ngjashme