Lajme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet e brendshme në këtë parti që pritet të mbahen pas një viti.

Ai ka thënë se emrat e përfolur për kryetar e pasurojnë garën.

Por, Haziri duke folur për problemet e brendshme, ka thënë se nuk munden që në emër të demokracisë të brendshme ta dëmtojnë partinë.

“Demokracia e brendshme në LDK ka qenë e simpatune deri në atë pikë sa na është bërë shprehi e keqe, në emër të demokracisë së brendshme me dëmtuar qëllimin ton politik. LDK duhet me u kthy në shtëpinë e vet”, ka thënë Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se LDK-ja duhet t’i kthehet shtëpisë së saj.

“LDK-ja me vet faktin që debate me propozime e me vet propozime fillon fushatën kjo thotë që nuk është në shtëpinë e vet. Shpija e LDK-së është ku burrat dhe gratë ulën në strukturë, në organet  e veta të zgjedhura, normat i kemi, vetme me ju kthyer normave tona edhe me shkaktua procesin e brendshëm i cili nxjerrë në pah vlerat tona. Jemi në fazën ku duhet me fillua me mendua seriozisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haziri.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai ka vizion tjetër të drejtimit të partisë nga ai aktual.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe deputeti Arben Gashi kanë konfirmuar kandidaturat e tyre në garën për të parin e partisë, që aktualisht e udhëheq Lumir Abdixhiku.

Të Ngjashme