Lajme

Nis ceremonia e diplomimit të 100 kadetëve të SHKK-së

Ka nisur ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 46-të të Trajnimit Profesional për Zyrtarë Korrektues, ku do të diplomojnë gjithsej 100 kadetë, të cilët kanë përfunduar trajnimin profesional për ushtrimin e detyrës së zyrtarit korrektues.

Ceremonia po zhvillohet në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.

Në ceremoninë solemne po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Të pranishëm janë edhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, si dhe Shpend Shabani, u.d. i drejtorit të Përgjithshëm të AKSP-së.

Të Ngjashme