Edhe pse nuk kanë kaluar 24 orë nga nisja e Big Brother 3, në shtëpinë e madhe kanë nisur debatet.
Me debat këtë sezon e kanë nisur dy aktorët e njohur Egla Ceno dhe Julian Deda. Egla i ka kërkuar Julit që të shkonte në banjo dhe të ndërrohej pasi nuk dëshiron të shohë këmbët e atij apo askujt tjetër, ndërsa aktori nuk ka qenë dakord, çka ka shkaktuar dhe debat mes tyre.
Pjesë nga debati:
Egla: Jemi komunitet…
Juli: S’du të shkoj në banjo. Mbylli sytë.
Egla: Është mungesë respekti mor Jul.
Juli: Ça po të bëj unë ty mor vlla. Ça problemi ka?
Egla: Është mungesë respekti. Ta përsëris neve gocat nuk do na shohësh ndonjëherë duke ndërruar brekët në dhomën e gjumit. Ndërkohë që jetojmë në komunitet.
Juli: Unë s’po ndërroj brekët.
Egla: Minimalisht duhet pak respket për njëri-tjetrin.
Juli: Do na lësh rehat. Ik na lërë rehat…
View this post on Instagram
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb