Ka nisur nata e 14-të e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku qytetarë po kundërshtojnë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Protestat kanë vazhduar për rreth dy javë, ndërsa edhe sonte një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Protestat janë zhvilluar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Më 16 shtator, katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me një total prej 81 vjetësh burgim.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit, duke kërkuar që çështja e ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet në përputhje me atë që ata e konsiderojnë si të vërtetën mbi luftën e Kosovës.
