Mbrëmjen e sotme startoi sezoni i pestë i emisionit të dashurisë “Për’puthen”.
Në krye të programit vazhdon të jetë moderatorja Megi Pojani, e cila me stilin e saj të veçantë ka fituar zemrat e publikut.
Duke u mbështetur nga një staf i palodhur, pritet që ky sezon të jetë po aq i suksesshëm sa dhe të mëparshmit.
Pyetja kryesore për shumë shikues ishte: Kush do të jenë opinionistët e këtij sezoni? Tani e dimë dhe Arjon Muça dhe Zhaklin Lekatari do të marrin rolin e opinionistëve.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet dinamika mes tyre dhe konkurrentëve gjatë këtij sezoni.
lokimagazine