Lajme

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të regjistrimit, duke filluar nga e hëna.

Kjo, në kuadër të përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re.

Regjistrimi do të zgjasë tri ditë, gjatë të cilave 120 deputetët do të kryejnë procedurat administrative për ushtrimin e mandatit parlamentar.

Ky proces është një hap i domosdoshëm që i paraprin mbajtjes së seancës konstituive të kuvendit, në të cilën deputetët do të bëjnë betimin dhe do të vijojnë procedurat për zgjedhjen e organeve drejtuese të institucionit.

Të Ngjashme