Fillloi takimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.
Në takimin e sotëm Kurti-Abdixhiku pritet të diskutohen veç e veç propozimet e të dy palëve për kandidatë për president, në kërkim të konsensusit për këtë post.
Kurti dhe Abdixhiku pasditen e 18 gushtit e zhvilluan takimin e mëparshëm, pas të cilit paralajmëruan se në takimin e radhës do të flisnin për emra konkretë për president.
