Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagoi pas deklaratës së të BDI-së, Ali Ahmeti, se ka informacione se Gjykata Kushtetuese ka iniciativa për të hapur rastet e Tribunalit të Hagës, përkatësisht aktakuzën ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke theksuar se hapja e plagëve të vjetra është më e dhimbshme sesa hapja e një të reje’.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së hedh poshtë çdo përpjekje për hapjen e proceseve të Hagës kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Këto janë manovra të revizionizmit politik, që synojnë ta shpallin kriminale një luftë të drejtë çlirimtare dhe të minojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit.
“Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet. Plagët e vjetra nuk duhet të ngacmohen me qëllimin për të goditur vlerat e luftës apo për të destabilizuar rajonin.
Qarqet shoviniste të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të tentojnë shtrembërimin e historisë për hesapet e tyre politike”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
