ShowBizzz

Nita Latifi e “ashpër” ndaj Dea Mishel, ka dy fjalë dhe për Bledi Manen

Së fundmi, Nita Latifi ka qenë e ftuar në një intervistë për “Prive”.

Ndër të tjera, bukuroshja nga Kosova foli dhe për dy banorët e “Big Brother VIP”, Dea Mishel dhe Bledi Mane.

Teksa u pyet se çfarë i ka bërë më shumë habi pas daljes nga reality show, Nita nuk nguroi të përmendte emrin e gazetarit. Sipas saj, Bledi e ka shfrytëzuar atë për dasmën që u bë në BBV.

“Kam dy habi. Jam habitur për të mirë sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët. Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”, u shpreh këngëtarja.

Ndërsa, për Dea Mishel, Nita tha:

“Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”.