Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes gjatë kohës që po lahej në ujë.
Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë.
Viktima, shtetasi kosovar me iniciale L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej në këtë zonë i shoqëruar nga disa shokë të tij në momentin kur u fut në liqen për t’u larë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e trupit të 20-vjeçarit./rtsh.al/
