Lajme

 Një arbëreshe në “Miss Italia 2023”

Caterina Caramanno, 17-vjeçarja arbëreshe nga Hora e Arbëreshëve është mes dhjetëra vajzave bukuroshe do të garojnë për çmimin e madh “ Miss Italia 2023”. Zgjuarsia, eleganca dhe sigurisht bukuria, janë cilësitë që e dallojnë.

Caterina fitoi titullin e “Miss Miluna Sicilia”  gushtin e kaluar në Lido San Lorenzo në Noto, në një nga konkurset rajonale të organizuara nga “Miss Italia” ekskluzive për Sicilinë. Jo më larg se disa muaj më parë, në Maj, vajza arbëreshe arriti të fitojë në Milano vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës.