ShowBizzz

Një bebe për çiftin Bora-Donald? Ja çfarë thotë mikesha e tyre Semi Jaupaj

Këngëtarja Semi Jaupaj në daljet e saj nuk i shpëton dot edhe pyetjeve për dy miqtë e saj Donaldit dhe Borës, të cilët janë shumë hermetik përsa i përket jetës së tyre private.

Në dasmën e Elgitit dhe Kleas, çifti u shfaq me një bebe në krahë dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit filluan të komentojnë se duken shumë bukur në rolin e prindërimit.

Semi është ngacmuar gjatë një telefonate nga “Live from Tirana”, në lidhje me mundësinë që Bora dhe Donaldi mund të kenë një fëmijë dhe u përgjigj kështu:

I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale. Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.”

Kujtojmë se Semi ka qenë një nga personazhet që e ka suportuar dashurinë e tyre në momente të vështira dhe të mira.